You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Kënga kushtuar festës së Shqipërisë, TKZ dhe fytyra shqiponja kanë vëmendjen e momentit

VIDEO/ Kënga kushtuar festës së Shqipërisë, TKZ dhe fytyra shqiponja kanë vëmendjen e momentit

Tashmë duket se është bërë e zakontë në tregun muzikor, që në ditë të veçanta dhe festash si kjo e 28 nëntorit, të publikohen këngë me tematikë patriotike.

Një e tillë erdhi edhe në ditën e sotme, teksa Nimon Mushkolaj ka bërë krijimin e tij: “Jemi shqipet kuq e zi”. Në këtë video dallohen lehtësisht edhe grupimi i tifozëve të Kombëtares, TKZ, e më në veçanti Besmir Limani. Ky i fundit njihet edhe si fytyrë shqiponja,ndërsa e kemi shpeshherë në stadiumet kur luan Shqipëria, brenda dhe në transfertë.

Një proces ky i fundit që i merr orë të tëra tifozit në fjalë, ashtu siç ai do të shprehej për “Shqiperia.ch” përpara disa kohësh. Megjithatë për t’i ardhur në shërbim të kuqezinjve, më mirë mund t’i quajmë sekonda. Në thelbin e kësaj kënge mbetet bashkimi dhe unfikimi i të gjitha trevave shqiptare, në një të vetme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top