Sioni është një nga skuadrat që po surprizon më së shumti gjatë këtyre ndeshjeve të fundit në Zvicër. Ky ekip po përparon gjithmonë e më tepër, duke kërkuar tashmë një vend në Europë.
Në këtë skuadër ndodhen edhe shumë futbollistë me origjinë shqiptare. Ermir Lenjani është lojtari i Kombëtares që bënë pjesë te Sioni, megjithëse ka munguar në fitoren e sotme ndaj Luzernit me rezultatin 2-0, për shkak të një dëmtimi.
Goli i parë në këtë takim ka ardhur ka ardhur nga ana e Pajtim Kasamit. Një realizim për të vënë duart në kokë, teksa portieri i Luzernit është mposhtur pas një goditje brilante nga distanca. Kasami do të kalonte në mënyrë të mrekullueshme me një veprim akrobatik dy kundërshtarë, për të ndalur topin në rrjetë.
Gjatë këtij realizimi, pasimi i fundit ka ardhur nga Bastien Toma. Zakonisht ishim mësuar që në realizimet e Kasamit të ishte gjithmonë Ermir Lenjani që të jepte pasimin e fundit, por me mungesën e futbollistit të Shqipërisë, do të ishte Toma që do të shërbente Kasamin. /Shqiperia.ch/