
Me dramë të madhe ka nisur kampionati turk, atje ku Beshiktashi e ka luajtur takimin e parë ndaj Sivasporit. Një moment përplasje mes Boyd dhe portierit të Sivasporit, Samasa, ka sjellë edhe panik në stadium.
Dëmtimi ishte i frikshëm nga vetë ndërhyrja e lojtarit të Beshiktashit, që e la portierin pa ndjenja në fushë në mesin e lojës. E teksa dukej se ky problem po kalonte dhe gardiani i Sivasporit po e merrte veten, ka pasur një tjetër humbje ndjenjash nga ana e tij, ndërsa raportohet se për disa sekonda nuk po jepte shenja jete. Doktorët kanë ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar gjendjen, ndërsa Samasa u largua nga fusha e lojës. /Shqiperia.ch/
Tyler Boyd ve Samassa kötü çarpıştı
Tüm Goller için • @KramponSport pic.twitter.com/Rm0i2aJbhi
— Krampon GOL (@golkrampon) August 17, 2019
Sivasspor kalecisi Samassa kalktı geri bayıldı. Durumu ciddi gibi.. pic.twitter.com/PEAYRtQKGr
— Alvaro (@Alvarotuncay) August 17, 2019