You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Kaçen e nxjerrin nga fusha me padrejtësi, arbitri jep 11 kartona gjatë ndeshjes

VIDEO/ Kaçen e nxjerrin nga fusha me padrejtësi, arbitri jep 11 kartona gjatë ndeshjes

Panathinaikosi ka fituar në transfertë ndaj Panetolikos me rezultatin 0-1. Një fitore me mjaft vlera kjo për ekipin e Ergys Kaçes, që kërkon arritjen në Kupat e Europës.

Por për t’u harruar ishte kjo ndeshje për futbollistin shqiptar, që ka dalë nga fusha e lojës me karton të kuq. Jo shumë për faj të tij, pasi arbitri të takimit e kishte pasion të ndëshkonte lojtarët. Nuk mund të thuhet ndryshe, me 11 kartona që janë nxjerrë gjatë një ndeshje normale kampionati.

Kaçe do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60, pasi pengoi një futbollist kundërshtar që po i afrohej zonës. Megjithëse një veprim jo plotësisht i vullnetshëm i mesfushorit tonë dhe i qëllimshëm,  arbitri nuk e ka falur, pavarësisht vonesës në dhënien e ndëshkimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top