You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Ka pasiguri, Atalanta e pëson për shkak të Berishës në të parën

VIDEO/ Ka pasiguri, Atalanta e pëson për shkak të Berishës në të parën

Atalanta e ka humbur pjesën e parë ndaj Cagliarit me rezultatin 0-1. Në golin e shënuar nga ana e miqëve, ka ndikuar padyshim episodi i minutës së fundit të pjesës së parë, që ka vendosur edhe fatin e 45 minutave.

Barrela ka shënuar nga goditja e dënimit, teksa pas një goditje të fortë, ka ndalur topin në portën e mbrojtur nga Berisha. Sigurisht, futbollisti i Cagliarit është ndihmuar në rastin e golit edhe nga pasiguria e shfaqur nga ana e gardianit shqiptar.

Nuk kishte sesi mungesa në takimet e para të mos shfaqej tek Etrit Berisha, që u rikthye si titullar te Atalanta në javën e 3-të të kampionatit italian. Këto janë sinjale alarmi edhe për Kombëtaren, ndërsa Strakosha po fiton gjithmonë e më shumë terren. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top