Atalanta e ka humbur pjesën e parë ndaj Cagliarit me rezultatin 0-1. Në golin e shënuar nga ana e miqëve, ka ndikuar padyshim episodi i minutës së fundit të pjesës së parë, që ka vendosur edhe fatin e 45 minutave.
Barrela ka shënuar nga goditja e dënimit, teksa pas një goditje të fortë, ka ndalur topin në portën e mbrojtur nga Berisha. Sigurisht, futbollisti i Cagliarit është ndihmuar në rastin e golit edhe nga pasiguria e shfaqur nga ana e gardianit shqiptar.
Nuk kishte sesi mungesa në takimet e para të mos shfaqej tek Etrit Berisha, që u rikthye si titullar te Atalanta në javën e 3-të të kampionatit italian. Këto janë sinjale alarmi edhe për Kombëtaren, ndërsa Strakosha po fiton gjithmonë e më shumë terren. /Shqipëria.ch/