Para disa kohësh jehonë në mediat shqiptare, ka bërë stërvitja e Lacios. Në tingujt e muzikës shqiptare, ku dëgjohej këngë patriotike për Kosovën e Çamërinë, futbollistët lacialë duhej të përgatiteshin për ndeshjen e kampionatit.
Sigurisht që një moment i sikletshëm ishte për futbollistët serbë që luajnë me Lacion një situatë e tillë, por duke parë postin drejtues që ka Igli Tare në këtë skuadër, skandale për një detaje të tillë as që duhen çuar ndërmend.
Së fundmi është Rangersi që e bën një gjë të tillë, në prag të ndeshjes ndaj Aberdinit. Në videon e publikuar nga futbollisti i Rangersit, Eros Grezda, dëgjohet muzika e këngëtarit “2Ton” që shoqëron stërvitjen e kësaj skuadre. /Shqiperia.ch/