You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Jo më kot Panuçi i beson goditjet e dënimit, Manaj të shtang me saktësinë e madhe

VIDEO/ Jo më kot Panuçi i beson goditjet e dënimit, Manaj të shtang me saktësinë e madhe

Rei Manaj është një nga lojtarët që cilësohet si e ardhmja e Kombëtares kuqezi. Ai është vetëm 22 vjeç dhe mund të cilësohet si një ndër sulmuesit e rinjë më në formë të momentit, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës së Albacetes dhe deri më tani ka mundur të realizojë 6 gola me klubin spanjoll.

Kohët e fundit kemi vënë re që italiani Panuçi i beson shumë sulmuesit 22 vjeçar, nisur edhe nga mungesat e alternativave në pjesën e sulmit. Ditën e sotme Manaj ka postuar disa video në profilin e tij zyrtar, ku tregon në stërvitje gjithë aftësitë e tij në gjuajtjet e goditjeve të dënimit.

Duket se jo më kot italiani që drejton Kombëtaren, Kristian Panuçi, i ka besuar lushnjarit goditjet e dënimit edhe tek Kombëtarja jonë, por ka dështuar gjithmonë. Tashmë tifozët janë më të qartë, për besimin që trajneri i tregon Manaj në goditjet e lira. Një gjë është e sigurt, se në rast se Manaj është në fushë dhe merr ekzekutimin e ndonjë goditje dënimi, duke marrë parasysh këtë gjendje, vetëm filloni të festoni pasi topin do ta shihni në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top