
Shqipëria dhe Kosova janë një pjesë e pandashme e njëra-tjetrës, kjo nuk ka vend për diskutime. Megjithatë “dardanët” tashmë kanë krijuar një përfaqësuese të re, por përfaqësimi i vërtet ngelet ai i ngjyrave kuq e zi.
Tifozët e Kosovës kërkonin që ndeshjet e tyre në shtëpi t’i zhvillonin në trevat shqiptare të Kosovës, për ta pasur stadiumin sa më afër dhe për ta kthyer në një ferr për kundërshtarin. Ashtu ndodhi, takimi ndaj Ishujve Faroe kërkonte një notë maksimale për tifozët e pranishëm në stadium.
Dardanët janë përfshirë edhe nga “vala meksikane”, teksa thirrjet e tyre ndikonin së tepërmi në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/