
Taulant Seferi nuk di të ndalet në kampionatin zviceran me ekipin e Winterthurit. Këta të fundit kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit të Zvicrës, ndërsa në ditën e djeshme kanë marrë një tjetër fitore me rezultatin 2-0 ndaj Rappsewil.
Autori i golit të dytë do të ishte Taulant Seferi, ndërsa sulmuesi shqiptar ka shënuar shtatë gola në total dhe ka dhënë tre asist. Por ky futbollist, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Shpresat tona duke shkëlqyer, i përket Young Boys.
Kampionët e Zvicrës ia kanë rinovuar kontratën, duke besuar sërish te shqiptari, për një rikthim të mëvonshëm në skuadër. Pavarësisht situatës në klub, ëndrra më e madhe e Seferit është që t’i bashkohet në mars Shqipërisë së Panuçit për kualifikueset e Europianit. /Shqiperia.ch/