
Ardian Ismajli vazhdon të konfirmoj faktin se ndodhet në një super formë në Kroaci. Nga një operacion erdhi në muajin janar, por mbrojtësi shqiptar i ka surprizuar tifozët, duke i thyer të gjitha pritshmëritë
Prej kohësh kemi përmendur ndeshjet me nivel të mirë që ka bërë Ismajli, por këtë herë ai ku mundur edhe të realizojë. Madje jemi duke folur për një super ndeshje, që i ka tejmbushur shkallët e stadiumit. Hajduku i Splitit është duke u përballur ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa titullarë janë 4 futbollistë shqiptarë.
Ismajli dhe Tahiraj nga njëra anë, ndërsa nga tjetra po luan Uzuni dhe Kastrati. Pas krosimit nga goditja e këndit, Ismajli e ka dërguar topin në rrjetë duke bërë që të shpërthej festa e tifozëve dhe e pankinës. Flasim për gjetjen e Panuçit në “Ligën e Kombeve”, ndërsa ky lojtar është siguri më vete për kualifikueset e europianit. /Shqiperia.ch/