You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Ishte derbi, nuk bëjnë punë as “ëngjëjt mbrojtës” si Thomas Strakosha

VIDEO/ Ishte derbi, nuk bëjnë punë as “ëngjëjt mbrojtës” si Thomas Strakosha

Një ndeshje fantastike dhe më e rëndësishmja e kësaj jave në kampionatin italian, ishte ajo mes Romës dhe Lacios, e përfunduar me rezultatin 3-1.

Një takim që nuk duhej humbur për asnjë arsye, për vetë rivalitetin që kishte kjo sfidë. Thomas Strakosha morri menjëherë rolin e protagonistit në vetëm 25 minuta loje. Fillimisht një pritje me duar teksa Dzeko ishte i vetëm përballë portierit shqiptar, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë, do të ishte një pritje me këmbë ndaj Pastores që do i mohonte golin Romës.

I vetmi moment që mund të fajësoj Strakoshën, ishte ai i fundit të pjesës së parë, ku Pelegrini shënoi golin e parë. Pas një moskuptimi të portierit shqiptar me futbollistin e skuadrës, kundërshtarët e Romës nuk do e kishin të vështirë shënimin në portërn e boshatisur. Megjithatë në mediat italiane është ngritur një pikëpytje, nëse ai rast ishte një faull ndaj Strakoshës.

Imobile do të barazonte, ndërsa Kolarov do të shënonte nga një goditje në afërsi të zonës, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit të lacialëve. Për të vulosur historikun e takimit, do të mendonte Fazio me një gol me kokë, teksa gjendej pranë portës.

Mëse e kuptueshme pasi ishte një derbi, ndonjëherë nuk të bëjnë punë as ëngjëjt mbrojtës si Strakosha, që herët e fundit ia dilte edhe i vetëm për të mbajtur Lacios në lojë dhe për t’i dhuruar pikë të çmuara. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top