You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ I papërmbajtshëm Endri Çekiçi, shënon në sekondën e fundit dhe mbyllet loja

VIDEO/ I papërmbajtshëm Endri Çekiçi, shënon në sekondën e fundit dhe mbyllet loja

Endri Çekiçi nuk di të ndalet me ekipin slloven të Olimpik Ljubjanës. Sulmuesi shqiptar ka arritur të gjejë rrjetën në kualifikueset e “Europa League” vetëm pak minuta më parë.

Pikërisht në të 45-tën, atëherë kur pritej dhe përfundimi në shifrat 0-0, do të ishte lojtari kuqezi që gjeti rrugën e golit. Në të njëjtin stil për Çekiçin, që si një sulmues i fshehur futet në zonë për të tundur rrjetën, ndërsa arbitri sinjalizoi menjëherë mbylljen e 45 minutave të para.

Tashmë shanset e kualifikimit janë shtuar për Ljubjanën, ku luajnë në transfertë me kampionët e Letonisë, RFS. Këta të fundit i befasuan sllovenët në takimin e parë duke fituar me rezultatin 2-3, prandaj goli i Çekiçit nuk mjafton i vetëm për të dhënë kualifikimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top