You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ I kryqëzuan, Çamëria do përfaqësuese më vete. Dëgjoni himnin me të cilin futen në fushë

VIDEO/ I kryqëzuan, Çamëria do përfaqësuese më vete. Dëgjoni himnin me të cilin futen në fushë

Shqiptarët, si shqiptarët. Gjithmonë për të parë një pikë të zezë, në një tablo të madhe e cila ndricon nga bardhësia.

Çamëria po kërkon përfaqësuese të re. Ishte kjo teza e hedhur në ditët e fundit në mediat shqiptare. Që kjo ngjarje do të shkaktonte polemika dhe shumë bujë, ishte e sigurtë që pa u hedhur si tezë. Pas daljes së Kosovës si një realiteti i ri, tashmë edhe Çamëria kërkonte një përfaqësuese të re, e shkëputur nga Shqipëria.

Pak a shumë thelbi i gjithë kësaj ngjarje, ishte ky. Por, pa i hyrë shumë shpjegimeve që mund t’i gjeni kudo dhe lehtësisht në internet, rreth krijimit të përfaqësueses së Çamërisë dhe hapave që po ndiqen, le të kërkojmë pak për misionin e saj.

Nuk kërkon shumë punë, ne po ua lehtësojmë disi. Ky është himni që Çamëria futet në fushë përpara një takimi miqësor. Të gjithë ata që e kritikuan këtë veprim, për t’i kryqëzuar menjëherë drejtuesit e për të treguar përçarjen e madhe që kanë shqiptarët, pasi mishi t’u rrënqethet nga ky himn e këngë e zgjedhur, u  detyrohen të gjithëve një falje publike. Por jemi në Shqipëri, kjo nuk ndodh lehtësisht. Tashmë kjo çështje e shkuar huq iku, le të kapemi pas një tjetre më të mirë.

Për ta përfunduar këtë temë, Çamëria në këtë mënyrë po kërkon që të njihet çështja e saj kundër nënshtrimit të Greqisë, duke përfaqësuar ngjyrat e saj kuq e zi, ndërsa himni tjetër shqiptar i përzgjedhur, është një drithërimë më vete. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top