
Portierit të Kombëtares, Tomas Strakoshës, i kërkuan të tregonte sesa vlente në takimin e sotëm ndaj Empolit. Rezultatet negative që ekipi lacial ka marrë në kohët e fundit dhe golat që pëson, ka bërë që mediat në Itali të kthejnë në qendër të vëmendjes gardianin shqiptar.
Tashmë jo vetëm për ta lavdëruar, por edhe për ta kritikuar. Të shumta ishin mediat të cilat kërkonin një kundërpërgjigje nga Strakosha, në transfertën ndaj Empolit. Pjesa e parë e këtij takimi është në një barazim pa gola, por kjo, vetëm falë Strakoshës.
Portieri shqiptar ka arritur të evitojë një gol të sigurtë në minutën e 28, duke i ndërhyrë me këmbë Akuas që gjendej përballë tij. /Shqipëria.ch/