
“Shqiperia.ch” e ka përmendur shumë herë, nëse Kombëtares tonë i mungojnë dy lojtarë që “dardansit” i kanë në gjirin e tyre, ata janë Halimi dhe Zeneli.
Për këtë të fundit kanë diskutuar shumë persona, prandaj çdo fjalë e thënë nga ne është e kot. Por për Halimin nuk para flitet, megjithëse ai është “truri” i Kosovës. E tregoi edhe sot në fushën e lojës, pak minuta nga aktivizimi i Shaland dhe tifozët u shtangën, ishte koha e …magjisë!
Mesfushori mori një top në mesfushë dhe imitoi Zidanin, duke dribluar dy kundërshtarë, që panë gjithçka në atë moment, por jo topin që fshehu kundërshtari i tyre. Njëri prej futbollistëve të Maltës iu sos durimi, duke bërë një ndërhyrje “horror”, teksa e ka ngritur Halimin në ajër. Çuditërisht për gjyqtarin ishte vetëm një karton i verdhë, ndërsa në të vërtetë mund të meritonte çdo ngjyrë të mundshme, por jo atë që kryesori i takimit akordoi në atë rast. /Shqiperia.ch/