You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Grezda vuan për formacion, tifozët e “detyrojnë” të shënojë me rofeshatë

VIDEO/ Grezda vuan për formacion, tifozët e “detyrojnë” të shënojë me rofeshatë

Eros Grezda e ka prekur pak herë tapetin e “Hampden Park”. Sulmuesi shqiptar është vazhdimisht në testim nga trajneri Gerrard ndaj dhe paraqitja e tij në stërvitje monitorohet me përpikmëri. Tekniku kërkon një Grezda më të shpejtë, e me të saktë në fushë. E kjo gjë pritet të ndikojë edhe në ndeshjen e sotme përballë Hearts. Formacionet nuk janë projektuar ende, ndonëse pritet që sulmesi i Kombëtares sonë maksimumi të hyjë si zëvendësues.

Por ndryshe mendojnë tifozët e Rangers. Simpatia ndaj Grezdës ka nisur që më herët dhe janë ata që duan ta shohin më tepër në fushën e lojës shqiptarin. Kjo justifikohet edhe me faktin e videolojrave. Në një video të bërë virale në “Twitter”, shihet një super gol i Grezdës realizuar me rofeshatë. Lëvizjet detyruese të komandimit të videolojës kanë sjell entuziazëm edhe tek të rinjtë që ishin duke luajtur. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top