
Greqia ka marrë një barazim mjaft dramatik në takimin e sotëm, atje ku ka luajtur në transfertë ndaj Bosnjes. Vendasit dukej se do e kishin të thjeshtë këtë ndeshje, pasi kaluan me dy gola në avantazh.
Më shpejt nga çfarë e prisnin, por do i komplikonin gjithçka vetvetes. Një penallti që u kthye në gol në pjesën e dytë dhe një karton i kuq i Pjaniç, ia lehtësoi punën miqëve për të barazuar rezultatin në 2-2.
Nga ana tjetër, “Fiorin Ntourmisai”, ka qënë në pankinë gjatë gjithë ndeshjes. Sulmuesi që la Shpresat e Shqipërisë, nuk u aktivizua për asnjë moment nga trajneri grek. Por futbollisti në fjalë ka shijuar paksa magjinë e Pjaniç, që ka përsëritur golin e Aliajt, në atë fitore të Shqipërisë ndaj Greqisë me rezultatin 2-1. Ngjashmëria ishte e madhe, por sigurisht që “Ntourmisai” nuk di asgjë rreth Aliajt dhe asaj kryevepre të realizuar në “Qemal Stafa”. /Shqiperia.ch/
Miralem Pjanic scores a free-kick for Bosnia, MAMMA MIA! 😍pic.twitter.com/ZUch3c9SEo
— Forza Juventus (@ForzaJuve2017) March 26, 2019