
Eros Grezda bëri një kalim të madh në merkaton që lamë pas,duke iu bashkangjitur ekipit të Rangersit në Skoci që drejtohet nga legjenda Gerrard. Pavarësisht hapësirës së pakët që ka në këtë skuadër, puna me trajner të këtij niveli dhe stërvitja me ekipin e Rangersit, sigurisht që ka ndikuar në përmirësimin e Grezdës.
Ky i fundit ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për faqen e klubit zyrtar të skocezëve. Atje futbollisti shqiptar lë edhe përshtypjet e tij, për të treguar se çfarë i ka bërë përshtypje nga periudha që ka kaluar në këtë vend të Skocisë.
“Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangersit. Ushqimi dhe restorantet gjithashtu janë një pjesë tjetër që veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë po fillojmë të mësohem edhe me to”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/