You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Goli me rroveshatë nga Armando Broja, tregon emocionet e marra në “Stamford Bridge”

VIDEO/ Goli me rroveshatë nga Armando Broja, tregon emocionet e marra në “Stamford Bridge”

Armando Broja ka luajtur në mbrëmjen e djeshme në “Stamford Bridge”, atje ku Chelsea U18 ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Millëall në çerekfinalen e Kupës dhe duke shkuar në gjysmëfinale. Autori i golit ishte i përhershmi, sulmuesi shqiptar.

Por më herët ai do të shënonte edhe me rrofeshatë, por fatkeqësisht arbitri e anulloi për faull. Vetë Broja shprehet se goli duhej të quhej i rregullt, por nuk fsheh emocionet e marra nga goli i parë në “Stamford Bridge” dhe duke paralajmëruar të tjerë realizime.

“Ishte fitore e mahnitshme. Ne e dinim se do të ishte e vështirë pasi ishte për herë të parë që luanim në “Stamford Bridge” për shumë lojtarë, përfshirë këtu edhe mua. Ishte fitore vërtet e mirë dhe kemi gumëzhirë në dhomat e zhveshjes pasi jemi në gjysmëfinale. Si fëmijë, kam dashur të luaja gjithmonë në “Stamford Bridge”. Të shënosh këtu është gjithmonë një ndjenjë e shkëlqyeshme. Tifozët ishin të gjallë dhe të mahnitshëm. Edhe te goli me rrofeshatë duhej të qendronte, nuk pashë asgjë të gabuar. Shpresoj se do të kem edhe shumë të tjerë këtu”, ka thënë Broja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top