You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Goli i çmendur nga 35 metra, çfarë kryevepre realizon Kros te Reali i Madridit

VIDEO/ Goli i çmendur nga 35 metra, çfarë kryevepre realizon Kros te Reali i Madridit

Reali i Madridit e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin në “La Liga”, duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë të Celta Vigos. Madje situata do të bëhej më e vështirë kur Modriç u largua me karton të kuq, ndërsa madrilenët kryesonin 0-1 falë realizimit të Benzemas.

Derisa në skenë doli Toni Kros, për të mbyllur një kryevepër të vërtetë. Pas disa pasimeve në mesfushë, lojtari gjerman mori guximin për të tentuar një gjuajtje nga 35 metra, që do të përfundonte në mënyrë spektakolare në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top