Reali i Madridit e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin në “La Liga”, duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë të Celta Vigos. Madje situata do të bëhej më e vështirë kur Modriç u largua me karton të kuq, ndërsa madrilenët kryesonin 0-1 falë realizimit të Benzemas.
Derisa në skenë doli Toni Kros, për të mbyllur një kryevepër të vërtetë. Pas disa pasimeve në mesfushë, lojtari gjerman mori guximin për të tentuar një gjuajtje nga 35 metra, që do të përfundonte në mënyrë spektakolare në rrjetë. /Shqiperia.ch/
Misil de kross!!
🤜🤛 pic.twitter.com/77xe2kVmlH— 𝔾 ℝ𝕠𝕓𝕖𝕣𝕥𝕥. (@Grobertt23) August 17, 2019