You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Gol fantastik që në debutim, Muriqi e nis frikshëm kampionatin me Fenerbaçen

VIDEO/ Gol fantastik që në debutim, Muriqi e nis frikshëm kampionatin me Fenerbaçen

Vedat Muriqi ka debutuar me gol te Fenerbaçe sa i përket sezonit të ri të kampionatit turk. Aktualisht përballja është në shifrat 2-0 ndaj Gaziantep, ndërsa sulmuesi i Kosovës ka realizuar në minutën e 17.

Pasi ka kontrolluar në mënyrën e duhur një top brenda zonës, Muriqi ka shmangur bukur kundërshtarin dhe e ka tronditur rrjetën. Një nisje fantastike, pikërisht ashtu siç e prisnin edhe tifozët e Fenerbaçes. Padyshim që flasim për sulmuesin shqiptar më në formë të momentit, që në Turqi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top