
Florent Muslija, përforcimi i ri i Kosovës1 vazhdon të shkëlqej me Hanoverin. Sulmuesi shqiptar arriti të realizonte së fundmi në përballjen miqësore ndaj Wuntsorf, ekipit modest ku u fitua me rezultatin 4-0.
Një ndeshje e lehtë për Hanoverin, që këtë sezon ra nga “Bundesliga”. Në minutën e 24 do të vinte edhe realizimi i Muslijas nga goditja e dënimit, që e ka specialitetin e tij kryesor dhe e ka kthyer sikur të jetë penallti. Por sigurisht që një dorë e madhe i erdhi edhe nga portieri kundërshtar, që në shumicën e rasteve vetëm sa i bënte hije portës së tij dhe linte për të dëshiruar me nivelin. /Shqiperia.ch/