Një duel që nuk duhej të humbej për asnjë arsye të vetme ishte ai i ditës së sotme, atje ku boksieri shqiptar, Gjetan Keta e ka bërë Sladan Janjanin të tërhiqet me 5 raunde .
Në lojë ishte titulli kampion i federatës WBU, prandaj një duel i tillë ishte i një rëndësie të madhe. Luftëtari nga Bulqiza u stërvit me intesitet të lartë, për të marrë objektivin e tij të vetëm nga ky takim, fitoren.
Gjithçka u reflektua edhe në arenën e boksit, teksa gjatë gjithë ndeshjes, Gjetani vuri “përfund” boksierin boshnjak. Fillimisht do të ishte trajneri i boksierit kundërshtar që do të kërkonte dorëzimin e boshnjakut në fundin e raundit të katërt, por pa u kuptuar mirë, u lejua që të vazhdonte ndeshja.
Sigurisht, jo për shumë gjatë, sepse në raund e 5 do të ishte vetë boksieri kundërshtar që do të shpallte dorëzimin e tij, nuk mund të vazhdonte më gjatë.
Gjetan Keta e trembi kundërshtarin duke u prezantuar si Skënderbeu, ndërsa jemi edhe në vitin e heroit tonë kombëtar. Luftëtari shqiptar ka 23 fitore në 27 ndeshje, mes të cilave 19 i ka mbyllur pa filluar ende mire, ashtu si edhe në ditën e sotme. /Shqipëria.ch/