You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Gjesti fantastik i trajnerit të Grezdës, inkurajon të gjithë kundërshtarët pas zhgënjimit

VIDEO/ Gjesti fantastik i trajnerit të Grezdës, inkurajon të gjithë kundërshtarët pas zhgënjimit

Një barazim ishte ai që Vijareali morri në shtëpi ndaj Rangersit për “Europa League”, duke u përjetuar si një humbje. Për më tepër spanjollët u gjendën edhe dy herë në avantazh, por pa ia dalë në asnjë moment për ta mbajtur deri në fund, epërsinë e krijuar ndaj ekipit skocez.

Jo më kot ekipi i Rangersit ka zgjedhur një legjendë të futbollit në drejtimin e saj, Steven Gerrard. Ky i fundit e ka treguar aftësinë e tij jo vetëm në zgjedhjet e kryera në fushën e lojës, por edhe me gjestin e tij në përfundimin e ndeshjes. Trajneri i Rangersit, pjesë e së cilës ështe edhe Eros Grezda, i ka përgëzuar të gjithë futbollistët kundërshtar, duke i inkurajuar ata pas atij barazimit deri diku demoralizues të marrë në shtëpinë e tyre. Një moment, që nuk ka nevojë për më shumë fjalë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top