
Arbër Zeneli ka arritur të shënojë në takimin që po zhvillohet mes Dijonit dhe Reimsit. Goli i parë i takimit është shënuar nga sulmuesi shqiptar, që me mundësinë e artë që iu dha para portës, nuk ka gabuar.
Futbollistët tanë gjenden në super formë, në prag të takimeve që do të zhvillohen në kualifikueset e marsit. Ndërkohë ka ende minuta loje, që Zeneli të lërë sërish gjurmën e tij, ndërsa rezultati është në shifrat 1-1. /Shqiperia.ch/