
Fidan Aliti i ardhur nga Skënderbeu te Kalmar, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Suedi. Me ekipin e Kalmarit, nga doli edhe Etrit Berisha, mbrojtësi i Kosovës është në momentin ideal.
Jo vetëm siguri për prapavijën, por edhe gola të shënuara për Kalmarin. Kjo u pa edhe në ndeshjet përgatitore, ndërsa Aliti e vazhdoj në kampionatin suedez. Aktualisht skuadra e lojtarit shqiptar po fiton me rezultatin 1-2 ndaj AIK, ndërsa realizimi i dytë erdhi nga Aliti me këmbë pas një rrëmuje në zonën kundërshtare.
Pas këtij goli, ky futbollist shkon në dy realizime për këtë sezon, ndërsa janë luajtur vetëm 18 ndeshje. Më parë në karrierën e tij kishte arritur të realizonte vetëm një gol kur ishte pjesë e Skënderbeut. /Shqiperia.ch/