
Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Goricës në transfertë. Në këtë ndeshje ka arritur të shënojë golin e parë në këtë kampionat, edhe talenti shqiptar, Myrto Uzuni.
I ardhur nga ekipi i Laçit drejt skuadrës kroate, mesfushori shqiptar ka qenë gjithmonë një titullar i padiskutueshëm për Lokomotivën e Zagrebit. Tashmë puna e tij është shpërblyer, teksa ka arritur të gjejë edhe rrjetën me fanellën e re.
Në minutën e 70, pas një pasimi të marrë nga qendra, Uzuni e gjeti rrjetën në mënyrë “kirurgjikale”, duke e gjetur me saktësi fundin e rrjetës. Festimi? Nuk ka vend për shumë dyshime, një shqiponjë e bërë nga duart e tij dhe vrapimi drejt trajnerit për të gëzuar atë gol të shënuar. /Shqipëria.ch/