
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në takimin mes Venezuelës dhe Argjentinës, e mbyllur me rezultatin 0-2. Pas kësaj fitore, këta të fundit kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Episodi që ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve, ishte kur lojtari i Argjentinës, De Paul, u pengua edhe nga një papagall që gjendej në fushë.
Bëmat nuk mbarojnë këtu për këtë futbollist, pasi një tjetër incident ka ndodhur gjatë intervistës pas ndeshjes. Teksa De Pauli ishte duke folur, gazetari që po merrte intervistën, me mungesën e madhe të respektit ka komunikuar me Agueron duke bërë humor. Menjëherë De Paul është larguar, duke mos e përtypur dot këtë situatë. /Shqiperia.ch/
Una falta de respeto absoluta lo que le hicieron a De Paul. Si el día de mañana decide no hablar, lo celebraré. Que grande les queda a algunos esta profesión. pic.twitter.com/W27LseNE9f
— Alan (@Alaan33) June 28, 2019