
Bastien Toma ka realizuar një gol fantastik për Sionin, në rezultatin e mbyllur me shifrat 2-1 ndaj Luzernit. Pas një pasimi të ardhur nga krahu i majtë, sulmuesi shqiptar ka dribluar bukur kundërshtarët, për të dërguar topin në rrjetë.
Por fatkeqësisht mesfushori me kualitete të mëdha, nuk e dëshiron kalimin te Kosova apo Shqipëria, të paktën për momentin. Ai është përfshirë sërish në listën e Zvicrës U-21 për ndeshjet e shtatorit. /Shqiperia.ch/