You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Familja i shkatërroi karrierën, Januzaj tregon talentin e falur nga Zoti

VIDEO/ Familja i shkatërroi karrierën, Januzaj tregon talentin e falur nga Zoti

Kur e gjithë vëmendja europiane ishte drejtuar nga një djalosh i ri që luante me Manchester United, Adnan Januzaj, e gjithë situata u menaxhua në mënyrën më të keqe të mundshme. Sigurisht, vetëm lojtari që nuk mund të fajësohet në atë rast.

Duke parë moshën e tij dhe pozitën në të cilën gjendej, vendimet e marra i përkisnin familjarëve të futbollistit shqiptar. Ashtu si edhe në rastin e zgjedhjes së Kombëtares. Shqiptarë nga mbarë bota, nisën një nismë për të bindur futbollistin që të pranonte Shqipërinë.

Parrulla që u shfaqën shumë herë në “Old Trafford”, por pavarësisht kësaj, familjarët e Januzajt vendosën: “JO”. Në këtë mënyrë u mbyll kjo histori, që vazhdoi me një mallkim mbi djaloshin “e artë”. Aq shumë i talentuar dhe këtë gjë e ka treguar edhe në takimin e sotëm, teksa ka dhënë një asist të mrekullueshëm në atë eliminim nga Kupa me Betisin, që ka përfunduar me rezultatin 2-2. Falë barazim me rezultatin 0-0 në takimin e parë, Betisi ka shkuar më tej. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top