
Etrit Berisha nuk është në formën më të mirë te Atalanta dhe kjo po tregohet nga ndeshja në ndeshje. Disa herë fati e në të tjera përqëndrimi i ulët, ka bërë që ekipi nga Bergamo të ndëshkohet lehtë me gardianin shqiptar në portë.
Tashmë sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Torinos dhe Atalantas, e mbyllur me rezultatin 1-0. Lojën e ka bërë vetëm ekipi mik, duke marrë parasysh rastet e rrezikshme të krijuara. Ndërsa me të vetmen situatë të rrezikshme që iu paraqit Torinos, Izzo e dërgoj topin në rrjetë.
Me shumë fat sigurisht, pasi ai realizim ishte më shumë i denjë për një skemë në bilardo, ku guri i fundit merret pa shumë aftësi. E tillë ishte edhe ajo që ndodhi në golin e vetëm të 45 minutave të para, ku pas shumë goditjeve në portë në një aksion të vetëm, Etrit Berisha e kishte të pamundur të shpëtonte topin nga rrjeta. /Shqiperia.ch/
#Torino Vs #Atalanta (1-0)
For #EuroLeague Battle 🙄💥Armando Izzo 42″ ⚽#SerieATIM #SerieA #Torinoatalanta #Calcio pic.twitter.com/Pm4zScydUA
— Amer Zainülabdeen (@AmerZa_1989) February 23, 2019