You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Etrit Berisha bëhet hero në sekondën e fundit, zgjidhet si lojtari i ndeshjes

VIDEO/ Etrit Berisha bëhet hero në sekondën e fundit, zgjidhet si lojtari i ndeshjes

SPAL-i arriti të fitojë me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Atalantës, për të fituar tre pikë të çmuara dhe për të bërë surprizën. E gjitha kjo ka ardhur edhe falë pritjeve të Etrit Berishës ndaj ish-skuadrës së tij, që nuk i besoi dhe e largoi në momentin më të mirë.

Ndërkohë një mrekulli ishte ajo që gardiani shqiptar bëri ndaj Duvan Zapatës. Pikërisht në sekondat e fundit të takimit, kur pas gjuajtjes që është devijuar edhe nga lojtarët e SPAL-it, topi po shkonte drejt portës, por me instiktet e tij, Berisha e ka dërguar jashtë.

Shumë prej mediave e kanë cilësuar si një mrekulli dhe kanë përgëzuar portierin shqiptar për këtë pritje. Ndërkohë sipas “Tuttomercatoweb” Berisha ishte lojtari i ndeshjes me notën 7.5, më shumë se gjithë të tjerët.

(Pritja e Etrit Berishës, minuta 3:12)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top