
Vedat Muriqi është padyshim sulmuesi shqiptar më i mirë i momentit. Këtë herë ky futbollist ka gjetur rrjetën ndaj Bashakshehir, ndërsa takimi është në rezultatin 1-1. Pas një krosimi fantastik që erdhi thuajse nga gjysmëfusha, Muriqi e dërgoi topin bukur në rrjetë duke u shtrirë në fushë.
Në të gjitha pozicionet dhe në të gjitha mënyrat mund të tundi rrjetën, padyshim që ky futbollist nuk ka të krahasuar. Gjithashtu edhe në pjesën e parë erdhi një tjetër gol nga Muriqi, por që u anullua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. /Shqiperia.ch/