
Elvis Rexhbecaj ka arritur të shënojë ndaj Shalkes, në takimin që është duke u zhvilluar në Bundesligë. Ekipi i mesfushorit shqiptar, Wolfsburgu, po luan në një transfertë të vështirë.
Për momentin rezultati është i barabartë, 1-1, ndërsa goli i ekuilibrit ka ardhur pikërisht nga lojtari me origjinë shqiptare. Rexhbecaj nuk ka gabuar përpara portës në minutën e 20, pasi topi i erdhi edhe me shumë fat nga shtylla.
Një besim i madh ky nga trajneri i Wolfsburgut, që i ka besuar shqiptarit vendin e kapitenit të dëmtuar. Megjithatë, Rexhbecaj i ka dëshmuar shumë herë aftësitë e tij, ndërsa ky realizim ishte mëse i pritshëm. Sa i përket Kombëtares që do të përfaqësoj, djaloshi është shprehur para pak javësh për “Sport Buzzer” se ëndërron Gjermaninë. Një gjë e tillë nis të bëhet më e prekshme, me Rexhbecajn që e ka gjetur golin e parë në Bundesligë. /Shqiperia.ch/