
MotoGP ka dhuruar spektakël të vërtetë në Britaninë e Madhe. Gara u mbyll në metrin e fundit, atje ku Alex Rins ka parakaluar Marc Marquez në mënyrë të papritur, për të marrë vendin e parë.
Ky i fundit ishte favoriti kryesor për të triumfuar, duke i shkuar aq shumë pranë. Por kthesa e fundit ishte në përfeksion për Rins, që fitoi mes emocionesh në një garë që rrallëherë përsëritet.
Shumë parakalime të bukura në xhirot e fundit, ndërsa pilotët dhanë gjithçka. Sidomos në anën e Marquezit, që ishte fitues deri në sekondën e fundit. Me gomat e stërkonsumuara dhe pa karburant, ky pilot është marrë si pasagjer për t’u dërguar në ndarjen e çmimeve. /Shqiperia.ch/
#BritishGP
Brutal final en Silverstone, Alex Rins le roba la cartera a Marc Márquez en la última curva en una llegada de photo finish pic.twitter.com/eCH412tW5d— Mary Lehendakari (@delcentrobilbao) August 25, 2019