
Në fillimin e ndeshjes së sotme, në stadiumin “Letzigrund” tw Zyrihut është dëgjuar të këndohet himni shqiptar me zë të lartë nga të gjithë tifozët shqiptarë të pranishëm, si ato që kishin ardhur me flamujt kuqezi, ashtu edhe ata që ishin në mbështetje të Kosovës.
Tifozët kanë kënduar në kor bashkë me lojtarët Himnin e Flamurit, ndërsa më pas, në momentin kur është dëgjuar himni i Kosovës situata nuk ka qenë aq entuziaste. Gjithsesi, lojtarët e Kosovës e kanë përjetuar në mënyrën e tyre momentin kur janë dëgjuar tingujt e himnit të Kosovës, duke qëndruar të gjithë me dorën në zemër në ato momente. /vipsport.al/