You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Elseid Hysaj del nga loja pas 19 minutash, nuk e shpëton as gafa e Imobile

VIDEO/ Elseid Hysaj del nga loja pas 19 minutash, nuk e shpëton as gafa e Imobile

Një mbrëmje tërësisht për t’u harruar është kjo e sotmja sa i përket Elseid Hysajt. Napoli është duke fituar me rezultatin 1-0 për Kupën e Italisë në përballjen ndaj Lacios, por mbrojtësi shkodran është kthyer në personazhin negativ.

Fillimisht Hysaj do të merrte kartonin e parë të verdhë në minutën e 8, duke shkaktuar një penallti të evitueshme. Por fatmirësisht për ekipin e Napolit, Imobile gaboi nga pika e bardhë. Vetëm 11 minuta më vonë dhe mbrojtësi shqiptar me faullin e dytë do të merrte edhe kartonin tjetër të verdhë që e nxori nga fusha. Një tjetër gabim nga ana e tij, pasi Imobile nuk kishte asnjë rrezikshmëri për zonën e Napolit, pasi topi gjendej në mesfushë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top