You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Edon Zhegrova nuk ndryshon, te Bazeli duhen vetëm 6 minuta për huqet e vjetra

VIDEO/ Edon Zhegrova nuk ndryshon, te Bazeli duhen vetëm 6 minuta për huqet e vjetra

Edon Zhegrova ka debutuar në ditën e djeshme, në atë fitore të Bazelit në transfertë ndaj Xamax me rezultatin 0-2. Faktikisht në momentin që futbollisti shqiptar hyri në fushë, gjithçka kishte përfunduar pasi flitej për minutën e 84 të takimit.

Gjithsesi ato 6 minuta i mjaftuan Zhegrovës për të treguar se nuk kishte ndryshuar asgjë në stilin e tij të lojës dhe egoizmin që e shoqëron. Po i njëjti futbollist që ishte te Genk, u pasqyrua në ndeshje të parë edhe me gjigandët zviceranë. “Vallëzimi” me topin mbetet “arma” e preferuar, ndërsa të shumta kanë qënë rastet kur numri ka dalë në mënyrën më të mirë.

Megjithatë, ka pasur edhe disa momente të tjera kur gjithçka është kuptuar nga lojtarët kundërshtarë, me pasimin që vinte për shokët e ekipit vetëm kur nuk gjendej një tjetër rrugë. Por këtë herë Zhegrova mund të luante lehtësisht në stilin e tij, pasi fitorja ishte një histori e mbyllur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top