
Thuhet se burrat nuk mund të derdhin asnjëherë lot, për shkak të karakterit të tyre të fortë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Fundja për një qënie humane, është mëse normale që një gjë e tillë të ndodh në momentet të veçanta.
Gjatë ndeshjes mes Nantesit dhe St Etienne, arbitri e ka ndalur menjëherë lojën pa shkuar minuta e 9. Bëhej fjalë për një nderim në figurën e Emiliano Sala. Të gjithë në këmbë e duke duartrokitur mes lotëve, ndërsa më parë e bënin këtë gjë me futbollistin duke festuar.
Trajneri i Nantesit ishte ai që e ka përjetuar më së shumti këtë moment, ndërsa nuk mundi të kontrollonte gjithë dëshpërimin e madh që ishte grumbulluar. Pavarësisht dëshirës së madhe që një mrekullli të ketë ndodhur me Salan, shanset thuajse nuk ekzistojnë, ndërsa orët e fundit po gjenden edhe disa nga pjesët e avionit të përmbytur. /Shqiperia.ch/