
Ajaksi është duke bërë gjithçka të jetë e mundur, për të transferuar Meritan Shabanin në ekipin e tyre, qoftë edhe në formë huazimi. E vështirë duket arritja e marrëveshjes, pasi edhe bavarezët nuk heqin dorë lehtësisht nga ky lojtar.
Por nga erdhi ky interesim i gjigantëve holandez? Të gjithën këtë e vendosi një takim dhe 90 minuta mes të rinjëve të Ajaksit dhe atyre të Bajernit. Në takimin e fituar nga gjermanët me rezultatin 1-2, futbollisti që shkëlqeu në fushë ishte padyshim Meritan Shabani.
Me ndërrimet e lojës në mënyrë fantastike, driblimet që gjithmonë dilnin në mënyrën e duhur dhe pasimet e magjishme atje ku kundërshtari nuk e pret asnjëherë, futbollisti shqiptar bëri diferencën ndaj të rinjëve të Ajaksit. Në kushte të tilla, holandezët kërkojnë transferimin e një lojtari, që ka gjithë gjasat për t’u bërë më i miri në Europë. /Shqiperia.ch/
Meritan Shabani vs. Ajax
Um dos maiores talentos do Bayern ? pic.twitter.com/I6r1kGpjoK
— Bayern & Die Mannschaft (@cMiaSanMia) January 15, 2019