You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ E dërguan në Turqi, Gjimshiti si sulmues vendimtar në golin e Atalantës

VIDEO/ E dërguan në Turqi, Gjimshiti si sulmues vendimtar në golin e Atalantës

Mediat e dërguan shumë herë në Turqi te Beshiktashi, por Gjimshiti vazhdon të festojë te Atalanta. Në takimin që po zhvillohet ndaj Frosinones që është në rezultatin 0-4, mbrojtësi shqiptar vazhdon të jetë vendimtar.

Gjimshiti, në versionin e sulmuesit ka dribluar një kundërshtar, duke dhënë pasimin vendimtar për Zapatan për golin e tretë. Ky i fundit nuk e ka pasur të vështirë të dërgoj topin në rrjetë. Në kushte të tilla, mbrojtësi i Shqipërisë forcon gjithmonë e më tepër pozitat te klubi nga Bergamo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top