
Të gjithë prisnin që Eros Grezda të ishte titullar në ndeshjen e djeshme të Rangersit në kampionat, por zgjedhjet e trajnerit Gerrard, na befasuan jo pak.
Futbollisti i Kombëtares përfundoi në tribunë, duke mos u ulur as në pankinë si në takimet e fundit, për shkak të gjendjes jo të mirë fizike që është duke kaluar kohët e fundit, pasi atij dëmtimi të pësuar.
Por kohët jo të mira janë duke u hedhur pas krahëve dhe Grezda ka arritur të gjejë golin e parë për skocezët. Një ndeshje kontrolli është zhvilluar ndaj Motherwell, atje ku rezervat e Rangersit kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 6-2, duke dhënë spektakël.
Autori i golit të dytë për këtë skuadër, do të ishte Eros Grezda, i cili nuk ka gabuar përpara portës kundërshtare në minutën e 41 të takimit. Fillimisht mesfushori shqiptar “e deh” kundërshtarin e tij me inkursionin në krah, ndërsa realizimin e golit e kthen në elementare. Gerrard i kishte paralajmëruar më parë tifozët: “Do të dashuroheni me Grezdën”, sapo ka nisur… /Shqipëria.ch/