You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Dy gola vijnë nga Rei Manaj, Barcelona B me hapin e madh shkon në sukses

VIDEO/ Dy gola vijnë nga Rei Manaj, Barcelona B me hapin e madh shkon në sukses

Barcelona B ka arritur që të kalojë edhe ekipin e Badajozit teksa përballja ka përfunduar 1-1 në kohën e rregullt. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 40 teksa Guzman Casaseca tundi rrjetën. Shumë aksione të katalanasve që nuk po kordinoheshin dhe Rei Manaj do të kthehej vendimtar.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar bukur me kokë teksa po afroheshin minutat e fundit të takimit, duke shpërblyer besimin e trajnerit Pimienta. Në minutat shtesë nuk do të kishte të tjera realizime për ta vendosur takimin në ruletën ruse. Atje do të vinte një tjetër realizim i saktë nga Rei Manaj, me Barcelonën B që fitoi me shifrat 5-3 dhe kalon më tej duke i’u afruar më shumë Segunda Division pasi kanë vetëm një ndeshje për të fituar. /Sport Ekpres/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top