Duartrokitje dhe brohorima, ishte kjo mënyra sesi talenti i Shqipërisë, Eros Grezda, u prit gjatë ditës së sotme në ndeshjen ndaj Dundes në kampionat.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 77 të takimit, në stadiumin ku ra Shqipëria ndaj Skocisë përpara pak ditësh, në Hampden Park. Të gjithë kanë kërshërinë për të parë sesi do të shkoj kjo aventurë e Grezdës, madje edhe tifozët e klubit skocez.
Në ato pak minuta të luajtura ndaj Dundes, futbollisti i Kombëtares nuk ka pasur mundësinë e duhur për të treguar vlerën e tij. E rëndësishme është fakti që Gerrardi e planifikon Grezdën në projektin e së ardhmes, nuk mund të flitet ndryshe për besimin që iu ofrua futbollistit tonë, menjëherë sapo ai mori formën fizike. /Shqipëria.ch/