You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Do e kishte zili edhe Ronaldo, Hysaj shënon me gjysmë-roveshatë para Gattusos dhe Barcelonës

VIDEO/ Do e kishte zili edhe Ronaldo, Hysaj shënon me gjysmë-roveshatë para Gattusos dhe Barcelonës

Napoli ka nisur të përgatisë ndeshjen e parë kundër Barcelonës që do të zhvillohet në mesjavë. Por në stërvitjen e napoletanëve nuk ka munguar as magjia e ardhur nga këmbët e Elseid Hysajt. Menaxheri i shkodranit është shprehur se Gattuso i ka rikthyer edhe njëherë besimin mbrojtësit, që është rikthyer në nivelet e epokës së Sarrit. Madje këtë e provon edhe goli i çmendur i realizuar në stërvitje.

Hysaj ka shfrytëzuar më së miri topin e nisur drejt tij dhe përpara syve të Gattusos e ka çuar në rrjetë me anë të një gjysmë-roveshate që do e kishin zili edhe sulmusit më të mirë. Kjo lëvizje padyshim që ka lënë mbresa te trajneri i Napolit që menjëherë i ka zgjatur dorën për ta përgëzuar. Kështu mbrojtësi shqiptar e ka dhënë mesazhin e qartë se është gati për Barcelonën, të cilën e pret një ndeshje e vështirë në “San Paolo”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top