You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Dikush të përmbajë Kumbullën! Mbrojtësi shqiptar bën përmbysjen ndaj Juventusit

VIDEO/ Dikush të përmbajë Kumbullën! Mbrojtësi shqiptar bën përmbysjen ndaj Juventusit

Verona ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian. Me këtë triumf të marrë, skuadra e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit i kanë bërë edhe një dhuratë Interit, që nëse fiton ndaj Milanit, atëherë hapet gara për titullin kampion

Lojtari i ndeshjes është padyshim mbrojtësi i Shqipërisë dhe kjo është për t’u krenuar. Marash Kumbullës do t’i anullohej një gol në minutën e 20, me VAR-in që ktheu mbrapsht festën e mbrojtësit të Kombëtares, pasi gjendej disa milimetra në pozicion jashtë loje. Por futbollisti kuqezi ka vazhduar të luajë në ritme të larta dhe kur rezultati ndodhej në shifrat 1-1, arriti të fitonte një penallti në minutën e 85.

Gjuajtja me kokë e Kumbullës ka gjetur dorën e Bonucit, ndërsa prej andej, nuk mund të gabonte Pazini. Më parë ishte Borini që gjeti baraspeshën, ndërsa goli i parë erdhi pas Ronaldo arriti që të hipnotizonte Rrahmanin.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top