
Granit Xhaka, futbollisti me origjinë shqiptare dhe një nga më të njohurit që ne kemi në futbollin europian, ku ka folur për temën e Kombëtares.
Në një prononcim të shkurtër për “Ekonomia Online”, mesfushori i Arsenalit ka shprehur gjithë krenarinë e marrë nga Shqipëria dhe Kosova. Por kur shtrohet pyetja se nëse mund t’i bashkohej dardanasve, Xhaka ka thënë se nuk mund të bëhet një gjë e tillë dhe se është i lumtur me Zvicrën. Megjithatë ky ishte një nga yjet që pritej të kthehej te dardanët kur u formuan zyrtarisht, pasi një gjë e tillë ishte e lejuar. Këtë vendim të guximshëm zgjodhi ta merrte vetëm Valon Berisha, që i tha lamtumirë përfundimisht Norvegjisë, megjithëse ishte një lojtar i rëndësishëm për ta.
“Jam shumë krenar, jo vetëm me Kosovën, por edhe me Shqipërinë. Nëse i sheh lojtarët që ka Shqipëria dhe Kosova, na bëjnë shumë krenar. Pyetja për Kosovën, nuk është e mundur të kthehet. Ajo ka shkuar dhe unë jam shumë i lumtur me Kombëtaren e Zvicrës”, ka thënë Granit Xhaka. /Shqiperia.ch/
Xhaka: Jam i lumtur në Zvicër, nuk mund të luaj për Kosovën from Ekonomia Online on Vimeo.