
Francë-Shqipëri ka nisur me një incident të padëgjuar më parë. Një problem i madh i organizatorëve, që kishin ngatërruar himnin e Shqipërisë. Në vendin e saj, ishte vendosur himni i Andorrës, Kombëtare kjo me të cilën Franca do të luajë të martën.
Pra organizatorët e sollën shumë më shpejt nga ç’duhej rivalin e radhës në shtëpinë e tyre, duke harruar se po përballeshin me kuqezinjtë. Lojtarët shqiptare refuzuan që të dilnin në fushë pa u luajtur himni i saktë.
Të njëjtën qendrim pati edhe stafi kuqezi, së bashku me tifozat që ndodheshin në stadium. Por sikur të mos mbyllet këtu, edhe personi që fliste në megafonin e stadiumit ka bërë një gafë të madhe duke u shprehur: “Tani e ka radhën Armenia”.
When France goes to Albania to play. They should make sure they return the favour by playing Nigeria’s national anthem for them. The person in charge of the studio should be sacked immediately. https://t.co/z48THDVQkL
— Ultimate Kombo 🇳🇬 (@ultimate_kombo) September 7, 2019